FSHF zbulon duelet e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, ja kur do të luhen

FSHF ka përcaktuar edhe agjendën e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi ditën e sotme u përcaktuan edhe 8 skuadrat që kaluan më tej (bie në sy eliminimi i Partizanit dhe Laçit).

Në Grupin A, Tirana do të sfidojë Besëlidhjen ndërsa Vllaznia-Teutën.  Në grupin B, Skënderbeu do të përballet me Bylis dhe Kukësi me Apoloninë.

Ndeshjet do të luhen në 18 mars dhe 8 prill, në formatin vajtje-ardhje.

Tirana-Besëlidhja

Vllaznia-Teuta

Apolonia-Kukësi

Bylis-Skënderbeu

SHKARKO APP