FSHF zhvillon mbledhjen me presidentët Superiores për rifillimin e kampionatit
Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar paraditen e të mërkurës një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit. Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend.
Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.
Siç mund të shihet edhe nga fotoja të gjithë përfaqësuesit janë pa maska dhe doreza dhe afër njëri-tjetrit, duke mos zbatuar rregullat e distancimit social.