Fulham dhe Sunderland i Xhakës turpërohen në FA Cup

Janë zhvilluar dy përballje të tjera të raundit të radhës në FA Cup, ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë.

Në stadiumin Craven Cottage, Fulham është mposhtur në shtëpi nga Southampton me rezultatin minimal 1-0. Golin vendimtar e realizoi Ross Steëart në minutat e fundit të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë skuadrës së tij kualifikimin.

Befasia tjetër erdhi në përballjen mes Port Vale dhe Sunderland. Skuadra nga EFL League One, që aktualisht renditet në vendin e fundit të kampionatit, arriti të eliminojë Sunderlandin pas fitores 1-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 28-të nga Ben Ëaine. Mesfushori shqiptar Granit Xhaka u aktivizua si zëvendësues në minutat e fundit të sfidës, por nuk arriti të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?