Fulham shokon Manchester United, Broja e “shijon” fitoren nga stoli

Fulham ka arritur një fitore befasuese 2-1 ndaj Manchester United, por Armando Broja sërish e ndoqi ndeshjen të gjithën nga stoli.

Skuadra e drejtuar nga Marco Silva do të zhvillonte një ndeshje shumë të mirë, duke zhbllokuar shifrat në minutën e 65-të me Bassey. United ndërkohë do të reagonte në fundin e kohës së rregullt me Harry Maguire.

Në minutën e 7-të të ndeshjes Iwobi shokoi “Old Trafford” me një veprim shumë të bukur në hyrje të zonës që shkoi në cepin e portës së portierit Onana.

Për fatin e keq Broja nuk u aktivizua as në këtë ndeshje, teksa mesa duket aventura te Fulham po rezulton një makth, më shumë se te Chelsea. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP