Fund dramatik në derbin e Madridit, nuk mungon tensioni dhe golat

Derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos i dhuron të gjitha, gola, tension, por në fund mbyllet në mënyrë dramatike 1-1.

Militao ishte lojtari që i dha avantazhin Realit në pjesën e dytë. Qendërmbrojtësi bëri një gjuajtje të shkëlqyer pas një krosimi me goditje standarde duke i dhënë avantazhit Los Blancos.

Më pas arbitri do të ndërpriste ndeshjen për disa minuta për shkak se tifozët vendas hodhën sende në fushën e lojës në krahun e Courtois.

Atletico Madrid luftoi deri në fund dhe ndeshja u bë edhe më emocionuese, derisa Correa në minutën e 96-të shënoi golin e barazimit.

SHKARKO APP