Fund dramatik në Elbasan/ Partizani fiton me penallti dhe hedh një hap drejt gjysmëfinales

Partizani ka marrë një fitore të vyer në transfertë ndaj Elbasanit, në aktin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, duke triumfuar minimalisht falë një 11-metërshi në minutat e fundit.

Takimi u karakterizua nga rivalitet i fortë dhe tension i lartë. Në fraksionin e parë loja u ndërpre për disa minuta për shkak të thirrjeve fyese nga tribuna në adresë të trajnerit Oltion Kërnaja. Pavarësisht ritmit të lartë dhe rasteve në të dyja portat, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, Elbasani u shfaq më këmbëngulës, por shpërdoroi disa mundësi të mira për të kaluar në avantazh. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 88-të, kur Arsen Kasa shkaktoi penallti ndaj Skukës dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestat e vendasve sollën edhe përjashtimin e trajnerit Ivan Gvozdenovic. Skuka realizoi nga pika e bardhë, duke i dhënë Partizanit një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në kryeqytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?