Fundi i epokës së Messit dhe Ronaldos, nis era e re Mbappe-Haaland

Dy ditët e fundit të Champions League kanë qenë vërtet të rëndësishëm për futbollin botëror, ndoshta do të kujtohen gjatë. Pas 15 vitesh me duelin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, të cilët kanë bërë për vete tifozët në të gjithë botën, duket se tashmë janë dorëzuar. Dueli i epokës së re në futbollin botëror do të jetë mes Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Teksa Messi po vuan problemet e shumta të Barcelonës, Ronaldo ndërkohë zhduket në një mbrëmje të keqe të bardhezinjve.

Ashtu si në tenis, pas Borg kundër McEnroe, lindi dueli mes Federer dhe Nadal, edhe në futboll tashmë është sfida mes Mbappe dhe Haaland, të cilët janë gati që të marrin fronin në periudhën e pandemisë. Më e qartë ishte në mbrëmjen e së martës në “Camp Nou”, teksa u duk qartë rënia e Messit dhe rritja e frikshme si fizikisht dhe teknikisht e Mbappe. Tre gola në moshën 22 vjeç, duke u bërë francezi i tretë me më shumë gola në Champions League. Te PSG mban gjithashtu vendin e tretë me 111 gola, duke u renditur pas Ibrahimovic (156 gola) dhe Edinson Cavanit me 200. Mbappe ndërkohë është futbollisti i dytë në historinë e Champions League që shënoi në “Camp Nou”, pas Andry Shevchenkos në vitin 1997.

“Kur pashë Mbappe që shënoi tripletë me Barcelonën, më dha një motivim më shumë. Duhet ta falënderoj,”, deklaroi Haaland pasi shënoi dopietë ndaj Sevillas. “Unë në garë me të (i referohet Mbappe)? Jo, them vetëm atë që e pashë të shënojë, kjo më jep një shtysë më shumë. Për mua është një stimul”, ishin fjalët e holandezit pasi shënoi golin e 41 me fanellën e 41 në 42 ndeshje.

Numra të frikshëm, që bëhen të pabesueshëm kur flitet për Champions League. Haaland është tashmë futbollisti më i shpejt që ka shënuar më shpejt 10 gola në këtë kompeticion, pas vetëm 7 ndeshjesh. Ka realizuar 18 gola në 13 ndeshje në Champions League, duke realizuar më shumë se kampionë si Zidane, Tevez, Adriano. Era e re ka nisur: Kylian kundër Erling, klasi i francezit kundër potencës së norvegjezit! /Rozalb Lika-Koha Jone/

Image

 

SHKARKO APP