Fundi i një epoke, City i Guardiolës shpërbëhet në Madrid

Fundi i një epoke, City i Guardiolës shpërbëhet në Madrid

Manchester City në Champions League u shkatërrua nga Real Madrid dhe një Kylian Mbappe i pangopur. Skuadra e Pep Guardiolës u duk shumë e lodhur si fizikisht ashtu dhe mendërisht në fushën e lojës. Suksesi 3-1 i ekipit të Ancelottit, i çoi shifrat në 6-3 duke marrë totalin e të dyja dueleve.

Fitorja 4-0 e City-t ndaj Realit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të vitit 2023 në stadiumin Etihad, u duke sikur kishte shumë kohë që ka ndodhur. Vetëm 5 lojtarë ishin në fushë nga “qytetarët” nga finalja e Stambollit, ku fituan ndaj Interit.

Erling Haaland u ul jashtë për arsye dëmtimi, ndërkohë që De Bruyne e ndoqi nga stoli ndeshjen. Guardiola e kishte paralajmëruar një disfatë të tillë, pasi të shtunën u shpreh se kishin vetëm 1% shans për të kaluar Realin. City nuk kishte pësuar një eliminim të tillë kaq të hershëm në Champions që nga viti 2012.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guardiola dhe drejtuesit filluan rindërtimin e skuadrës duke shpenzuar 217 milionë euro për katër lojtarë të rinj në janar, por do të duhen shumë më tepër investime dhe shumë më tepër kohë për të ribashkuar një skuadër që duket në rënie të lirë nga maja ku kishte arritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mbase është fundi i një epoke te City”, këtë gjë e tha vetë Guardiola pas eliminimit nga Reali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?