Fundi i Superligës? Real Madrid arrin marrëveshje me UEFA-n

A është ky fundi i Superligës? Ndoshta është ende herët për ta thënë me siguri, por diçka e rëndësishme po ndodh këto orë. UEFA, e mbledhur aktualisht në Komitetin Ekzekutiv në Bruksel, ka lëshuar një deklaratë të shkurtër, disi misterioze, por shumë domethënëse, duke sinjalizuar zhvillime të reja në peizazhin e futbollit evropian.

Në deklaratën e saj, UEFA thekson: “Pas muajsh diskutimesh të zhvilluara në interesin më të mirë të futbollit evropian, UEFA, klubet evropiane të futbollit (EFC) dhe Real Madrid CF njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje mbi parimet për mirëqenien e futbollit evropian.” Kjo marrëveshje respekton parimin e meritës sportive, me fokus në qëndrueshmërinë afatgjatë të klubeve dhe përmirësimin e përvojës së tifozëve përmes teknologjisë.

Më tej, deklarata shton se “kjo marrëveshje parimesh do të shërbejë gjithashtu për të zgjidhur mosmarrëveshjet ligjore në lidhje me Superligën Evropiane, sapo këto parime të ekzekutohen dhe zbatohen.” Kjo nënkupton një kthesë të madhe në sagën e Superligës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në terma më të kuptueshëm, kjo do të thotë fundi i padisë së ngritur nga Florentino Pérez kundër UEFA-s. Gjithashtu, shënon rikthimin e Real Madridit në futbollin evropian, duke ndjekur shembullin e Juventusit dhe Barcelonës. Mbetet për t’u parë cilat lëshime do t’u bëhen ish-rebelëve në këmbim të kësaj marrëveshjeje, por është e qartë se diçka do të ndryshojë në strukturën e futbollit kontinental.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?