Furlani jep dritën jeshile për Vlahovic, por Milani nuk ofron më shumë se 10 mln euro
Massimiliano Allegri dhe drejtori sportiv Igli Tare po punojnë për të ndërtuar një skuadër konkurruese, e cila mund të luftojë për objektiva madhorë. Ndërkohë, Milani nuk qëndron duarkryq në merkato dhe ka nisur të ndjekë disa pista interesante, mes të cilave spikat ajo e Dusan Vlahovic.
Sipas Corriere della Sera, drejtori i përgjithshëm i kuqezinjve, Giorgio Furlani, ka dhënë dritën jeshile për të nisur bisedimet me Juventusin, duke autorizuar Igli Taren që të negociojë për sulmuesin serb të lindur në vitin 2000. Vlahovic ka refuzuar oferta nga Turqia dhe Arabia Saudite, ndërkohë që aktualisht përfiton një pagë prej rreth 12 milionë euro në vit shifër që Milani nuk mund ta përballojë.
Gjithashtu, Milani ka vendosur një kufi të qartë për çmimin e kartonit, i cili nuk duhet të kalojë 10 milionë euro. Klubi kuqezi shpreson se pas gushtit situata do të ndryshojë, duke qenë se të gjithë janë të vetëdijshëm që çmimet në merkato do të bien me kalimin e kohës.
Për më tepër, Juventusi po e konsideron Vlahovicin një barrë financiare, që jo vetëm ka ngadalësuar afrimet e reja, por ka vënë në vështirësi të gjithë strategjinë e merkatos.
KOHA JONË SONDAZH

