Furtunë shkarkimesh në Seria A, edhe Brescia largon trajnerin

Mg Bologna 01/02/2020 - campionato di calcio serie A / Bologna-Brescia / foto Matteo Gribaudi/Image nella foto: Eugenio Corini PUBLICATIONxNOTxINxITA

Seria A po bënë kërdinë këtë sezon në shkarkimin e trajnerëve. Eugenio Corini është trajneri i radhës që ka provuar shijen e largimit nga detyra. Brescia, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka zyrtarizuar largimin e 49-vjeçarit për shkak të rezultateve të dobëta:

“Brescia komunikon se ka shkarkuar Eugenio Corinin nga detyra e trajnerit të skuadrës së parë. Shoqëria falënderon mister Corinin dhe stafin e tij për profesionalizmin, dedikimin që kanë treguar.”

Brescia është përfshirë në një krizë të thellë rezultatesh në 7 ndeshjet e fundit, teksa ka regjistruar 5 humbje dhe 2 barazime. Aktualisht “Dallëndyshet” renditen në vendin e parafundit me 15 pikë, aq sa ka dhe SPAL që mbyll renditjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?