Futbolli italian në zi, humb jetën legjenda Paolo Rossi
Bota e futbollit po vajton një tjetër legjendë: Paolo Rossi, heroi i Kupës së Botës të vitit 1982, ka ndërruar jetë nga një tumor në mushkëri. ‘’Pablito’ udhëhoqi ekipin kombëtar italian për fitoren duke u bërë golëshënuesi më i mirë.
Ish sulmuesi i Milanit dhe Juventuesit dhe një nga lojtarët më të mëdhënj në historinë e futbollit italian, gjithashtu fitoi “Topin e Artë” në vitin 1982.
Ai ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare. Gruaja e Rossit, Federica Cappelletti, postoi në Instagram një foto të saj dhe Paolo me mbishkrimin “Per Semper”, që përkthehet në “Përgjithmonë”.
Italiani, i cili lindi në Prato do të mbahet mend për shkak të botërorit të vitit 1982, vit kur ai do të konsiderohej si hero pasi shënoi 6 gola dhe fitoi ”Këpucën e Artë”, ”Topin e Artë”, si dhe çoi trofeun e kupës së botës në shtëpi.