Futbolli kudo me humbje, në Gjermani shënon fitime kolosale, 1.7 mld euro në vit
Gjermania është konsideruar “lokomotiva” e Europës në shumë sektorë, sidomos në ekonomi, por tashmë mund të konsiderohet dhesi “ lokomotiva” e kontinentit në futboll. Ata që mendojnë se Gjermania ka vetëm një skuadër kombëtare të fortë dhe për momentin është kampione bote, por jo një ligë, ku siç dihet Bajerni i Mynihut është aktualisht një skaudër elitare e kontinentit për të pretenduar Champions League, mund të gabojnë në perceptim. Kampionati me numrin më të lartë të spektatorëve në botë për ndeshje në stadium është Gjermania. Jo vetëm që është taksa paguesi më i madh i shtetit gjerman por gjithashtu është dhe kampionati më fitimprurës në mbarë globin, si për Ligën Gjermane, por gjithashtu dhe për klubet. Fitimet e Bundesligës brenda një viti arrijnë në 1.7 mld euro, prej të cilave 424 mln euro përfitohen nga arkëtimet e biletave, më e larta në botë, 573 mln euro nga sponsorët, si dhe 594 mln euro nga e drejta televizive. Gjermania aktualisht është i vetmi kampionat ku klubet kanë bilance pozitive. Bundesliga mban gjithashtu rekord dhe për numrin e punëtorëve, teksa kompania që udhëheq kampionatin gjerman numëron plot 47 mijë nën-punës. Gjithashtu menaxhimi i shkëlqyer financiar ka bërë që klubet gjermane të përfitojnë jashtëzakonisht shume dhe nga sponsorët në arenat e tyre. Bajerni i Mynihut rreth 55 % e të ardhurave vjetore i siguron nga kontrata me sponsorë të ndryshëm, plot 18 për-qind më shumë se klubi më fitimprurës në Angli, Manchester United. Gjithashtu fitimi i titullit botëror nga kombëtarja gjermane dhe brezi i talentuar i futbollit në vend nuk është një rastësi. Bundesliga është kampionati që shpenzon më shumë për skuadrat e moshave, teksa 75 milionë euro harxhohen çdo vit për akademitë e skuadrave të moshave të Bundesligës së parë dhe të dytë. E kësisoj, kjo strategji e ndjekur nga gjermanët ka bërë që Bundesliga të jetë aktualisht kampionati më fitimprurës në kontinent por gjithashtu dhe më me rivalitet në 10 vitet e fundit. Në Gjermani titulli kampionet në dekadën e fundit është fituar nga pesë skuadra të ndryshme, ndërsa në Angli nga 4 ekipet të ndryshme dhe dhe në Spanjë nga 3 të tilla. Futbolli luhet për tifozët dhe Gjermania përveç tyre gjeneron edhe para më shumë, investon për talentët dhe është pra shembulli më i mirë i futbollit sot në kontinent, madje në tërë botën.
KOHA JONË SONDAZH

