Futbolli në Ukrainë do të rifillojë në muajin gusht, vjen vendimi papritur i Zelensky-it

Kampionati ukrainas i futbollit, do të fillojë në muajin gusht. Edhe pse Ukraina vazhdon të sulmohet nga Rusia, ajo po planifikon të rifillojë futbollin në ato vende që konsiderohen të sigurta.

Andriy Pavelko, Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës zbuloi detaje për Associated Press, ku mes të tjerash zbuloi se kishte marrë dhe miratimin e presidentit Volodymyr Zelensky.

“Futbolli ka një fuqi të madhe për të ndihmuar njerëzit dhe për të menduar për të ardhmen. Kam biseduar me Presidentin Zelenski për rinisjen e kampionatit në gusht, si për meshkujt dhe për femrat. Për këtë kam informuar dhe presidentët e UEFA-s dhe FIFA-s”, tha Pavelko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ukraina u detyrua të braktiste ligat e saj në shkurt, kur Rusia filloi pushtimin. Skuadrat ukrainase kanë filluar përgatitjet jashtë vendit për t’u rikthyer në fund të gushtit në fushën e blertë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?