Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri i njohur i Liverpoolit

Një tjetër lajm i trishtë për futbollin. Pas Otto Baric një tjetër trajner i famshëm humbet jetën. Ish-tekniku francez Gerard Houllier vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 73-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga mediat franceze. Nuk dihet ende shkaqet e vdekjes së tij, por së fundmi ai u operua në Paris nga zemra. Houllier drejtoi gjatë karrierës PSG-në, Lyonin, Liverpool-in, Francën etj.

Suksesin më të madh e arriti me “Të kuqtë” në vitet 2001-2003 duke fituar Kupën UEFA dhe Superkupën e Europës. Gjatë jetës së tij, ai vuante nga problemet në zemër. Në vitin 2001, ai pësoi infarkt në ndeshjen e Premier Leagues ndaj Leeds United.

SHKARKO APP