Futbolli shqiptar nuk ndalet, të enjten luhen çerekfinalet e Kupës

Të enjten disa prej skuadrave të elitës së futbollit shqiptar do të zbresin sërish në fushë për të luajtur ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Të 4-ta ndeshjet e këtij raundi do të luhen në të njëjtin orar 17:00. Fillimisht sfidat ishin programuar për në orën 17:30, por Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur ta afrojë me 30 minuta startin e tyre.

Në grupin A, Apolonia që është një nga surprizat e këtij raundi pret Kukësin, ndërkohë që në Ballsh, Bylis do të sfidojë Skënderbeun. Në grupin B, Tirana do të presë në kryeqytet Besëlidhjen e Lezhës që në 1/8 nxorri jashtë turneut Partizanin, ndërsa Vllaznia do të sfidojë Teutën.

Turi çerekfinal

Të enjten

Tirana-Besëlidhja 17:00

Vllaznia-Teuta 17:00

Apolonia-Kukësi 17:00

Bylisi-Skënderbeu 17:00

SHKARKO APP