Futbolli skandinav në zi, ndërron jetë trajneri legjendar Age Hareide

Bota e futbollit skandinav është tronditur nga ndarja nga jeta e Age Hareide, trajnerit legjendar norvegjez, i cili u shua mbrëmjen e së enjtes në moshën 72-vjeçare. Lajmi u bë zyrtar nga Federata Norvegjeze e Futbollit, e cila konfirmoi se Hareide u nda nga jeta i rrethuar nga dashuria e familjes së tij.

Figura emblematike e futbollit nordik ka qenë trajner i përfaqësueseve kombëtare të Norvegjisë, Danimarkës dhe, së fundmi, Islandës, duke lënë një gjurmë të thellë në historinë e futbollit skandinav për profesionalizmin, qetësinë dhe vizionin e tij taktik.

Beteja e Hareide kundër një tumori në tru, i diagnostikuar në muajin korrik, ishte bërë publike vetëm tre javë më parë. Pavarësisht një trajtimi intensiv me radioterapi për gjashtë javë dhe më pas kimioterapisë, i njohur si “I Urti i Madh” i futbollit nordik nuk arriti ta mposhtte sëmundjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një mesazh prekës erdhi edhe nga i biri, Bendik Hareide, i cili për transmetuesin publik norvegjez NRK deklaroi: “Babai u shua sonte në shtëpinë e tij, i rrethuar nga familja. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit. Jemi pafundësisht mirënjohës për gjithë dashurinë që kemi marrë gjatë periudhës së sëmundjes së tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me ndarjen e Age Hareide, futbolli skandinav humb jo vetëm një trajner të madh, por edhe një simbol urtësie, përkushtimi dhe pasioni për lojën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?