Futbollistët brazilianë që luajnë në Ukrainë: Lutuni për ne! (VIDEO)
Rusia ka deklaruar se sulmi drejt Ukrainës vetëm sa ka filluar dhe kjo gjë e ka prekur shumë edhe botën e futbollit. Ditën e sotme, brazilianët e ekipit të Shaktharit kanë postuar një mesazh prekës në rrjetet e tyre sociale, të cilët janë të gjithë bashkë me familjet e tyre, të mbledhur në një hotel në Kiev dhe nuk mund të largohen.
“Situata është dëshpëruese. Unë dua që ju ta shpërndani këtë video, që të mund të arrijë drejt qeverisë braziliane. Ne jemi mbledhur të gjithë bashkë për të pritur për një plan për tu larguar nga Ukraina”, ishin fjalët e thëna nga lojtarët brazilian, që janë të shumtë në ekipin e Shakhtarit.
Gjithashtu një mesazh prekës e ka dërguar dhe braziliani Junior Moraesh, ku shkruan: Të gjithë shokët dhe familjarë, situata është serioze dhe ne kemi ngecur në Kiev, duke pritur për një zgjidhje si të largohemi. Ne jemi brenda një hoteli. Lutuni për ne”, thonë lojtarët në një video-mesazh.
Jogadores brasileiros do Shakhtar e do Dínamo estão reunidos com as famílias em um hotel de Kiev. Acabaram de gravar esse vídeo pedindo ajuda das autoridades brasileiras para deixar o país. pic.twitter.com/7ah1RuKGo2
— Arthur Quezada (@ArthurQuezada) February 24, 2022
KOHA JONË SONDAZH

