Futbollistët e Barcelonës marrin si dhuratë telefona të artë me vlerë 10 mijë euro

Atmosferë festash në “Ciutat Esportiva” të Barcelonës, edhe pse ekipi sot nuk kishte stërvitje të planifikuar. Disa lojtarë u paraqitën në qendrën stërvitore për të rikuperuar energjitë pas fitores 1-2 ndaj Eintracht Frankfurt, por aty i priste një surprizë e pazakontë.

Sipas të përditshmes spanjolle SPORT, një grup përfaqësuesish të GSA Motors, një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe që merret me shitjen dhe qiranë e makinave luksoze, u shfaq papritur në ambientet e klubit dhe u dha lojtarëve të pranishëm një iPhone 17 Pro Max të artë.

Një dhuratë e papritur dhe e çuditshme, duke pasur parasysh se, sipas burimeve brenda klubit, Barcelona nuk ka asnjë marrëveshje sponsorizuese ose bashkëpunim me kompaninë në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo telefon përmbante të gdhendur në pjesën e pasme emrin e lojtarit, numrin e fanellës, si dhe logot e Barcelonës dhe GSA Motors. Çmimi i pajisjes, pa personalizim, llogaritet rreth 3500 euro, ndërsa me shtesat e personalizuara vlera mendohet të jetë dukshëm më e lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një vit më parë Raphinha i dhuroi Lamine Yamal një iPhone të artë të personalizuar, që sipas llogarive të Sport arrinte në 10 mijë euro. Ka gjasa që edhe kjo shifër të mos jetë larg realitetit për dhuratat e reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?