Futbollistët e Kombëtares surprizojnë pas ndeshjes trajnerin Reja për ditëlindje (VIDEO)

Kombëtarja Shqiptare ka pasur një tjetër gëzim pas fitores së madhe ndaj Hungarisë. Trajneri Edoardo Reja ka ditëlindjen më 10 tetor dhe djemtë kuqezi nuk e kishin harruar këtë detaj, duke e pritur me tortë në mes të natës, ndonëse të lodhur pas ndeshjes në “Pushkas Arena”.

Italiani u shfaq i emocionuar për këtë surprizë të këndshme dhe i falënderoi djemtë për idenë dhe për fitoren e merituar në Hungari.

“Ju falënderoj që më mundësuat të kaloj një ditëlindje të jashtëzakonshme, pasi kjo fitore më ka kënaqur jashtë mase. Dua t’iu falënderoj të gjithëve dhe më vjen keq për Gjimshitin që pësoi këtë problem gjatë ndeshjes. Djema të vazhdojmë kështu. Pas kësaj ndeshje, kemi tjetrën që është shumë e rëndësishme”, u shpreh Reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?