Futbollistët e Superiores zbresin në fushë, kapitenët lexojnë 4 kushtet ndaj qeverisë
Klubet e Kategorisë Superiore, ashtu siç ishte parashikuar kanë zbritur në fushë për javën e dytë në kalendar, por jo për të luajtur. Kapitenët e të gjitha skuadrave kanë lexuar letrën me 4 kushtet që kërkojnë të plotësohen për t’u rikthyer në fushë.
Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojnë kushtet, pasi në rast të kundërt, do të vazhdojnë bojkotin. Pasi u rreshtuan në fushë dhe lexuan letrat përkatëse, të gjitha skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes.
Liga e Futbollit kërkon uljen e TVSH-së në masën 6%, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet tatimore, fiskale dhe te sigurimeve shoqërore, ligj të ri për sponsorizimet dhe shtrirjen e efektit të pezullimit të tatimit mbi të ardhurat për lojtarët në 2-10 vjet.