Futbollistët konfuz dhe të demoralizuar, Reali rrezikon ta mbyll sezonin pa trofe

Pas humbjes 1-0 ndaj Getafe, atmosfera te Real Madrid duket e tensionuar dhe e brishtë. Trajneri i ri, Alvaro Arbeloa, u përpoq të ngrejë moralin e skuadrës duke deklaruar: “Jemi Real Madrid dhe askush nuk dorëzohet. Qëllimi ynë është të marrim të gjithë pikët e mbetura dhe të mbyllim diferencën me Barcelonën”.

Megjithatë, sipas raportimeve të Cadena SER, mes lojtarëve mbizotëron pesimizmi. Një burim nga brenda grupit ka pranuar se “na ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve”, një shenjë që tregon dorëzimin e mundshëm në garën për titullin e La Liga, pavarësisht se matematikisht mundësitë janë ende të hapura.

Asnjë lojtar nuk dha deklarata pas ndeshjes, ndërsa tifozët e kritikuan ashpër skuadrën dhe trajnerin, duke brohoritur madje edhe kundër presidentit Florentino Pérez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fushë tensioni u shfaq qartë: Antonio Rüdiger pati një sjellje antisportive, Franco Mastantuono u ndëshkua me karton të kuq për protestë, ndërsa Vinícius Júnior u përfshi në debate të ashpra me shokët e ekipit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat spanjolle flasin për një “krizë të brendshme”, ku mungojnë liderë të fortë që të mbajnë bashkë skuadrën, duke lënë Realin të duket i dobët dhe i humbur, larg frymës që e bëri dominant në Evropë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?