Futbollistët në Francë dalin kundër rifillimit të kampionatit

Në Francë futbollistët nuk duam të kthehen në fushë, të paktën jo pa kushtet e përshtatshme të sigurisë shëndetësore. Pjesa dërrmuese e lojtarëve të Ligue 1 dhe 2 janë kundër rifillimit të kampionateve. Kjo është ajo që del nga një studim i Sindikatës së Futbollistëve, UNFP, në të cilën janë regjistruar 94% e futbollistëve profesionistë në Francë.

Lojtarëve u është kërkuar që të japin mendimin e tyre në një formë anonime dhe pjesa dërrmuese e tyre shprehën shqetësim për epideminë që detyroi autoritetet të pezullojnë kampionatet. Prandaj, pothuajse të gjithë janë kundër rifillimit të garës, pa u marrë më parë masat e nevojshme për të siguruar shëndetin e tij.

Atyre nuk u pëlqen të luajnë ndeshet e mbetura pa tifozë. Për më tepër, sipas  lajmeve të publikuara nga “L’Equipe”  80% e lojtarëve gjithashtu kundërshtojnë idenë e zerimit të sezonit, duke preferuar më shumë zyrtarizimin e klasifikimit në ditën e fundit të luajtur .

Ligue 1 po mendon rifillimin e stërvitjeve në fund të majit, për të rikuperuar dhjetë javët e mbetura midis 17 qershorit dhe 25 korrikut. Ndër të tjera, është caktuar parimisht edhe data për nisjen e sezonit të ardhshëm, që është ë 23 gushti.

SHKARKO APP