Futbollistët rikthehen në fushë, Gurishta: Mungesa na ka penalizuar

Pas shumë javëve bojkot, ndeshjet e Kupës së Shqipërisë shënuan fillimin e një sezoni që duhej që të kishte nisur kohë më parë por që u pamundësua nga bojkoti i klubeve të superligës. Forma e vërtetë e skuadrave pritet të shihet në ndeshjet e kampionatit pasi kupa ishte vetëm për të bërë nxehjen përpara një sezoni që pritet të jetë mjaft i ngjeshur.

Futbollistët ndihen të lumtur që më në fund u rikthyen, edhe pse e pranojnë se kjo periudhë shkëputjeje i ka penalizuar jo pak pasi nuk është e lehtë të ruash formën pa pasur aktivitet fizik. ”Normalisht të gjithë mezi po prisnim që të fillonim kampionatin. Gjendja ime nuk është 100% e mirë, por besoj se me kalimin e ditëve do të jetë në maksimum”,-thotë Erdenis Gurishta, futbollist i Vllaznisë.

Harallamb Qaqi, futbollist i Skënderbeut, shprehet se ishte optimist për shfaqjen e tyre në ndeshjen e radhës. ”Na kishte munguar shumë e prisnim shumë kohë këtë moment, një ndeshje zyrtare besoj se në ndeshjen radhës do shfaqemi akoma më mirë dhe shikojmë vazhdimësinë”,-tha Qaqi. Kategoria Superiore nis këtë të mërkurë, ku Tirana-Kukësi dhe Teuta-Skënderbeu janë dy takimet që spikasin më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?