Futbollisti çek, Kral: Shqipëria kundërshtar i fortë, por nuk janë të pathyeshëm

Shqipëria dhe Çekia kanë secila 3 pikë pas 2 ndeshjeve të para, me Kuqezinjtë të cilët janë në vendin e dytë falë golavarazhit më të mirë. Çekët e vlerësojnë përfaqësuesen e drejtuar nga Sylvinho për mënyrën se si luan, por për mesfushorin Alex Kral e kanë mundësinë ta mposhtin.

“Ai është një kundërshtar i fortë. Ata zhvillojnë kundërsulme të shpejta, kanë tranzicione të shpejta. Ne pamë ndeshjen e Shqipërisë kundër Ukrainës, duhet të jemi të vëmendshëm. Por unë besoj se nuk janë të pathyeshëm”.

Humbja e fundit e Shqipërisë me përfaqësuesen çeke ka qenë miqësorja e qershorit të 2021, ndërsa më pas ka barazuar në Pragë dhe fituar në Tiranë për kualifikueset e Euro 2024.

SHKARKO APP