Futbollisti i Anglisë shkon me një valixhe bosh në Katar, ja arsyeja
Declan Rice ka shkuar në Katar me një valixhe rezervë bosh. Lojtari anglez shpreson të marrë në shtëpi Kupën e Botës dhe ka sjellë bagazh shtesë për trofeun. Lojtari i West Ham është në listën e 26 lojtarëve të përzgjedhur nga Gareth Southgate për kompeticionin e FIFA-s. 23-vjeçari iu bashkua ekipit të Anglisë në St George’s Park të hënën, gati për Kupën e tij të parë të Botës.
Rice u shfaq në kampin stërvitor të Tre Luanëve i buzëqeshur dhe me një valixhe më shumë se shokët e skuadrës. Një detaj që ka intriguar të pranishmit. Kapiteni i West Ham i rrëfeu shoferit se ajo valixhe ishte në të vërtetë bosh.
Në fakt, mesfushori shpreson të fitojë Botërorin dhe bagazhi do të duhej pikërisht për trofeun. Lojtari i tha shoferit të tij: “Nuk ka asgjë në të, është rezervë. Shpresoj ta marr trofeun në shtëpi me këtë valixhe”.
23-vjeçari me shumë gjasa do të jetë pjesë e formacionit titullar të Gareth Southgate. Ai duhet të dalë në fushë që më 21 nëntor, në ndeshjen hapëse kundër Iranit.
Tre Luanët tashmë kanë arritur në Katar dhe ndodhen në hotelin Souq Al Wakra. Një hotel me pesë yje, jo shumë larg Dohas. Në orët e fundit, Tre Luanët kanë zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin Al Ëakrah, me temperaturë gati 30 gradë.