Futbollisti i Greqisë infektohet me COVID-19 dy ditë para ndeshjes me Kosovën

Futbollisti i kombëtares greke, Kostas Tsimikas ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Mbrojtësi i Greqisë që luan për Liverpoolin, ishte bashkuar me kombëtaren e tij për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por jo çdo gjë ka shkuar siç duhet.

Në testet e kryera para ndeshjes me Kosovën e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në “Fadil Vokrri”, është zbuluar se Cimikas është pozitiv me Koronavirus.

Pikërisht për këtë arsye, lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së djelës pasi do i duhet të qëndrojë në karantinë 14 ditë.

SHKARKO APP