Futbollisti i Interit transferohet te Atalanta, zikaltrit fitojnë 17 milionë euro

Lëvizje e shpejtë e Atalantës në merkato, që ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Nicola Zalewski nga Interi. Dy klubet kanë arritur akordin dhe tani “Zonja e Vjetër” e Bergamos po finalizon detajet me vetë lojtarin. Negociatat janë në fazën përfundimtare.

Anësori polak, i cili kishte mbërritur vetëm shtatë muaj më parë te zikaltrit nga Roma, largohet tashmë nga “Pinetina”. Interi, që verën e kaluar kishte shpenzuar 6.5 milionë euro për ta blerë përfundimisht kartonin e tij, do të arkëtojë plot 17 milionë euro, duke realizuar një plusvalencë prej mbi 10 milionësh.

Ky operacion kënaq edhe trajnerin Ivan Jurić, i cili kërkonte përforcime në krahët e fushës. Kroati e njeh mirë lojtarin, pasi e ka stërvitur te Roma dhe e vlerëson për personalitetin dhe cilësitë teknike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zalewski, i lindur në vitin 2002, gjatë aventurës së shkurtër me Interin ka zhvilluar 17 ndeshje, duke dhënë edhe një asist në debutimin e tij në derbin ndaj Milanit. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë me Atalantën deri në vitin 2030, ndërsa vizitat mjekësore janë planifikuar jo përpara së martës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?