Futbollisti i kampionatit francez në gjendje kome nga koronavirusi

Rëndohet situata e Junior Sambia, mesfushorit të Montellier, i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, por tashmë është në gjendje kome për shkak të infeksionit të rëndë të mushkërive. 23-vjeçari vijon të mbetet nën kujdesin intensive, teksa virusi i ka shkaktuar vështirësi të mëdha.

Sipas raportimeve nga agjenti i lojtarit për “Le Parisien”, Sambia u transferua në një spital tjetër dhe mjekët vendosën që t’i shkaktonin një gjendje kome artificiale.

“Situata e tij është e qëndrueshme. As nuk është përkeqësuar, por as nuk është përmirësuar. Është një moment i vështirë. Ai vuajti nga problemet e zorrëve për tre ditë dhe shkoi në spital të martën, gjendja e tij u përkeqësua dhe më pas u vendos që shkojë në një tjetër spital ku është në gjendje kome artificiale”, tha Frederic Guerra. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP