Futbollisti i Napolit grabitet me armë në mes të rrugës pas ndeshjes së djeshme
David Neres e ka nisur mjaft mirë eksperiencën në fushë te Napoli, por jashtë saj gjërat nuk është se po shkojnë më së miri. Braziliani, i cili luajti 21 minuta në sfidën e fituar 2-1 ndaj Parmës, u grabit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Neres dhe bashkëshortja e tij përjetuan momente tmerri, pasi grabitësit i thyen xhamin e furgonit me të cilin po kthehej në hotel. Më pas ata i drejtuan armën në fytyrë futbollistit duke i vjedhur një orë luksoze.
Sipas mediave italiane ishin dy persona që kryen grabitjen e orës me vlerë 100 mijë euro. Pas incidentit Neres denoncoi ngjarjen në polici dhe u kthye në hotel, ku e prisnin fansat.