Futbollisti i Napolit shpërtheu në lot pas fitores së Kupës ndaj Juves

Mbrëmja e djeshme ishte e veçantë për futbollistët dhe tifozët e Napolit, por për Jose Callejon, ishte edhe më emocionuese.

Mediat italiane kanë kapur një moment të veçantë, pasi golit të fundit te Milik nga penalltia që i dha trofeun Napolit. Jose Callejon, të cilit i përfundon kontrata me Napolin dhe ka vendosur të largohet, është kapur nga kamerat teksa qëndronte larg pjesës tjetër të skuadrës.

Menjëherë pas golit të shënuar nga Milik, ai është ulur në gjunjë dhe ka shpërthyer në lot. Futbollisti spanjoll pritet të largohet pas 7 vitesh nga skuadra e Napolit, pasi i përfundon kontrata.

SHKARKO APP