Futbollisti i prekur nga coronavirusi në Itali: Ja si e zbulova sëmundjen!
Ai ishte një nga futbollistët e parë profesionistë që doli pozitiv në testin Covid-19 dhe tani ka vendosur të tregojë në lidhje me përvojën e tij. Alessandro Favalli, mbrojtës i Reggiana-s, ka dhënë një intervistë shumë interesante për Gazzetta dello Sport:
“Pas etheve dhe simptomave të para, tani jam mire. Ne jemi burra, jo superheronj. Të gjithë jemi në rrezik dhe duhet të jemi më të përgjegjshëm. Nëse na thonë për të qëndruar në shtëpi, duhet të qëndrojmë. Shokët e ekipit dhe trajneri më kanë qëndruar pranë.
Favalli shpjegoi se si e zbuloi sëmundjen: “Kisha temperaturë të hënën e kaluar, me ftohje, dhimbje koke dhe sy të djegur. Simptomat klasike të gripit. Në ditët e mëparshme kemi pasur një darkë familjare dhe pas simptomave të para, i paralajmërova të gjithë.
Pra kështu i paralajmëruam mjekët dhe shkuam në izolim. Ne e bëmë tampon dhe të gjithë kemi testuar pozitivë përveç njërit. Jam i shqetësuar, por së shpejti do ja dalim. Më monitorojnë me anë të telefonit dhe bëj atë që më thonë mjekët”, deklaroi Favalli. /R.Lika-Koha Jone/