Futbollisti irlandez tregon tmerrin që përjetoi nga Covid-19
Një futbollist irlandez ka zbuluar eksperiencën e tij me koronavirusin dhe shpreson që ajo të shërbejë si paralajmërim për ata që nuk e marrin seriozisht pandeminë. 28-vjeçari Lee Duffy kaloi 8 ditë në spital, pasi nuk arrinte dot të mbushej me frymë vetë.
“Dola pozitiv me Covid-19 dy javë më parë. Kalova 8 ditë në spital me oksigjen pasi nuk merrja dot frymë vetë, i frikësuar duke mos ditur se çfarë do të ndodhte. Fatmirësisht, e kalova dhe po filloj të ndihem shumë më mirë tani”, shkroi Duffy në Tëitter.
“Këshilla ime është që të mos e merrni lehtshëm, është diçka shumë serioze”, shtoi futbollisti.
Në Irlandë ka rreth 1000 raste me koronavirus dhe 4 viktima deri tani.