Futbollisti kuqezi Ramadani u la në stol, Lecce eliminohet nga Kupa e Italisë

Futbollisti kuqezi, Ylber Ramadani po kalon një moment të keq te Lecce, në Itali. Ai nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen e Kupës së Italisë, ku skuadra e tij u mposht 0-2 dhe u eliminua nga Sassuolo, në fazën e 1/16-ve.

Ramadani kishte një përplasje në distancë me trajnerin në fundjavën që lamë pas. Në minutën e 75-të të sfidës Lecce-Parma, trajneri Gotti u përpoq të bënte lëvizjet e tij. Tekniku i Lecce-s futi në fushë Rafian dhe Pierotin e vendosi të nxirrte Ramadanin dhe Tete Morenten.

Kur Ramadani doli nga fusha, ai bëri një veprim që i befasoi të gjithë. Nuk ishte aspak i kënaqur me zëvendësimin dhe këtë e shprehu në sy të të gjithëve. Tekniku Gotti tha se diçka të tillë nuk e priste nga një futbollist profesionist si Ramadani. Duket se ky episod i ka kushtuar shumë Ramadanit, për ndeshjen e Kupës ndaj Sassuolo-s, ku qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.

SHKARKO APP