Futbollisti më pak i paguar në Premier League ul vetë pagën e tij me 30%
Ai është lojtari më pak i paguar në Premier League me vetëm 850 paund (rreth 975 euro) në javë dhe një pagë mujore prej rreth 3900 euro. Gjithsesi kjo nuk e pengon mesfushorin Newcastle, Matthew Longstaff që të japë kontributin e tij për urgjencën e koronavirusit duke ulur pagën e tij me 30%.
Futbollisti ka bërë një gjest të madh duke u bërë pjesë e një nisme “Lojtarët së Bashku”. Në rrjetet sociale iniciativa e tij është vlerësuar shumë, veçanërisht nga tifozët e ekipit.
Longstaff tashmë është bërë një nga futbollistët e preferuar që pas debutimit të tij në ekipin e parë përkrah vëllait të tij Sean, me një gol spektakolar kundër Manchester United. /R.Lika-Koha Jone/