Futbollisti në Bundesligë del pozitiv ndaj coronavirusit, ja si u infektua
Konfirmohet rasti i parë pozitiv me coronavirus edhe në Bundesligë. Bëhet fjalë për Timo Hubers, mbrojtësi i Hannover. Klubi gjerman komunikoi lajmin me një njoftim zyrtar:
“Timo Hubers doli pozitiv për coronavirus. Skuadra do të testohet si masë parapake. Hubers është infektuar gjatë një eventi në Hildesheim të shtunën e kaluar. Meqenëse 23-vjeçari nuk ka pasur asnjë kontakt me shokët e tij të skuadrës që nga koha e infektimit, nuk supozohet se shokët e ekipit janë infektuar. Sidoqoftë, ne po veprojmë me përgjegjësi”.
Pas këtij lajmi foli edhe Gerhard Zuber, drejtori sportiv i klubit të njohur në Bundesligë: “Deri më tani nuk ka shfaqur ndonjë simptomë. Kur zbuloi se një person kishte qenë me të në këtë event dhe që kishte dal pozitiv, ai e raportoi direkt te mjeku dhe vullnetarisht shkoi në karantinë në shtëpi”. /R.Lika-Koha Jone/