Futbollisti “palos” në tokë trajnerin e tij gjatë ndeshjes për kualifikueset e Kupës së Botës

Një skenë e pazakontë u pa në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës midis Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e zhvilluar në stadiumin “Jassim Bin Hamad” në Doha. Trajneri i Katarit, Julen Lopetegui, përjetoi një moment të dhimbshëm kur u godit papritur në fytyrë me top gjatë ndeshjes.

Ish-trajneri i Sevillas dhe West Ham-it qëndronte në zonën e tij teknike kur, pas një dueli të fortë pranë vijës anësore, topi përfundoi drejt në kokën e tij. Goditja ishte aq e fortë sa spanjolli 58-vjeçar u rrëzua në tokë dhe mbeti i shtrirë për disa çaste, pa lëvizur.

Ndihma mbërriti menjëherë, dhe ndër të parët që i shkoi pranë ishte Asim Madibo, mesfushori i Katarit, i cili pa dashje ishte autori i goditjes. Pas disa minutash, Lopetegui u ngrit me ndihmën e stafit mjekësor, ndonëse dukej ende i tronditur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht incidentit, mbrëmja përfundoi me buzëqeshje për trajnerin spanjoll, teksa Katari fitoi me rezultatin 2–1 dhe siguroi kualifikimin për në Kampionatin Botëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Futbollisti “palos” në tokë trajnerin e tij gjatë ndeshjes për kualifikueset e Kupës së Botës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?