Futbollisti shqiptar që luan në Serinë A infektohet me COVID-19
Klubi Genoas në Serinë A po përjeton një situat% kaotike, pasi 15 pjestarë të klubuit janë infektuar me COVID-19. Së fundmi, klubi kuqeblu ka treguar emrat e 11 lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë së bashku me katër anëtarë të stafit. Në njoftimin e klubit thuhet se lojtarët Cassata, Lukas Lerager, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schöne, Davide Zappacosta dhe sot gjithashtu edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Valon Behrami, kanë dalë pozitvë.
Anëtarët e stafit, Pietro Cistaro, Alessandro Donato, Pietro Gatto and Matteo Perasso gjithashtu janë prekur nga koronavirusi. Perin dhe Schone kanë lojtarët e vetëm që ishin pozitivë në COVID-19 para ndeshjes të së dielës ndaj Napolit në ‘San Paolo’. Pjesa tjetër e lojtarëve kanë dalë pozitivë pas asaj ndeshje. Valon Behrami të hënën kishte dalë negativ, por dje është testuar pozitiv. I gjithë ekipi i Genoas është karanitinuar.