Futbollisti tregon përvojën e tmerrshme me koronavirus: Nuk kisha forcë as për të ecur!

“Nuk mund të stërvitem, sepse trupi im është i dobët. Sidomos gjatë tri ditëve të para kam vuajtur shumë. Nuk kisha as forcë për të lëvizur. Kur shkoja në banjo për të bërë dush, thuajse rrëzohesha. Ishte një dhimbje e fortë, nuk e kisha provuar asnjëherë. Ky virus nuk është shaka”, ky është rrëfimi i tmerrshëm i Jonathas, sulmuesi i Elches, i cili dha një intervistë për kanalin Globo.

Ish-futbollisti i Torinos, ka treguar përvojën e hidhur me koronavirusin që po merr shumë jetë njerëzish në të gjithë botën.

“Zemra më dhemb sepse nuk mund të jem me princeshat e mia. Fillova të ndjej dhimbje koke fillimisht. Në mëngjesin pas së cilës bëra testin, mjekët më thanë se kish të gjitha simptomat e koronavirusit. Tani jam më mirë, por edhe pse sportist kam vuajtur shumë. Imagjinon një person të zakonshëm”, tregon sulmuesi.

Më e keqja ka kaluar për Jonathas, i cili po qëndron i izoluar në shtëpi, ndërkohë që bashkëshortja dhe dy fëmijët janë ne Brazil. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP