Futbollistja e PSG sulmohet në rrugë, ngjarjen e organizoi shoqja e saj

Të enjten e kaluar Kheira Hamraoui, kampione e Europës me Barcelonën, u sulmua dhe u godit në këmbë nga dy persona të maskuar teksa po shkonte në shtëpi me shoqen e skuadrës Aminata Diallo. Mëngjesin e sotëm janë zbuluar detaje të reja, teksa ishte pikërisht, shoqja e saj, Diallo, që është akuzuar si nxitëse e kësaj ngjarje të rëndë, për të fituar një vend në formacion.

Lajmi për arrestimin u konfirmua nga PSG me një shënim: “Paris Saint-Germain konfirmon se Aminata Diallo është në paraburgim policor në shërbimin rajonal të Versajës, pas sulmit ndaj një prej lojtarëve të klubit të enjten. PSG dënon në mënyrë absolute dhunën. Nga e enjtja janë marrë të gjitha masat për të garantuar shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë ekipit të femrave”.

Ekipi francez po bashkëpunon në mënyrë aktive me policinë. Hamraoui, mesfushorja 31-vjeçare, nuk mori pjesë në ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid të martën për arsye personale dhe u zëvendësua pikërisht nga Diallo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aminata Diallo arrested for allegedly orchestrating Kheira Hamraoui attack

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?