Futsal “EURO 2022”/ Shqipëria si kokë grupi njeh kundërshtarët

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për fazën paraeleminatore të kampionatit EURO 2022 për futsallin. Në këtë raund kualifikues marrin pjesë 9 grupe.

 

Shqipëria si kokë grupi, ka njohur kundërshtarët dhe është pjesë e grupit D, sëbashku me Bullgarinë, Andorrën dhe San Marinon. Kjo fazë e kualifikueseve do të zhvillohet në Bullgari, në datat 28 janar 2020 deri në datën 2 shkurt 2020.

Kampionati Europian i Futsallës do të organizohet në Holandë, në periudhën 19 janar-6 shkurt 2022.

SHKARKO APP