Futsall/ Shqipëria njeh kundërshtarët për Kupën e Botës 2024

Kombëtarja shqiptare e futsallës është njohur ditën e sotme me kundërshtarët që do të ketë përballë në Paraeliminatoret e Kupës së Botës së Futsallit 2024. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, është shortuar në Grupin E dhe përballë do të ketë Suedinë, Andorrën dhe Austrinë.

Turneu paraeliminator do të zhvillohet në muajin prill në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill. Verdheblutë janë përzgjedhur si organizatorë të turneut. Sipas rregullores së publikuar më parë, në këtë fazën kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi. Kuqezinjtë kaluan për herë të parë edicionin e shkuar në Raundin Elitë të eliminatoreve të Kampionatit Botëror, duke shënuar një sukses të rëndësishëm.

Pas shortit, i kontaktuar nga “fshf.org”, trajneri Resuli u shpreh se “shorti është relativisht i vështirë, por ne jemi të detyruar të luftojmë fort për kualifikimin. Skuadra ka pasur rritje vitet e fundit dhe uroj që kjo të konfirmohet edhe në këtë edicion eliminator”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?