Gabim fatal i Milanit për titullin, ndalet nga Salernitana (VIDEO)

Milani bën një tjetër ndalesë në Seria A, duke mos shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj një kundërshtari që lufton për mbijetesë si Salernitana.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën e Piolit që kaloi në avantazh pas 5 minutash lojë me Junior Messias. Gjithsesi reagimi i vendasve ishte mjaft i mirë duke barazuar në të 29-tën me një sulmues goli si Bonazoli.

Vendasit do të shpërthenin në fest në minutën e 72-të, pas golit të shënuar nga Milan Djuric. Milani do të kundërpërgjigjej shpejt me Ante Rebic, vetëm 5 minuta më pas.  Me këtë barazim Milani mbetet momentalisht në krye me 56 pikë, dy më shumë se Interi, që ka dhe dy sfida për të luajtur. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?