Gabimi i Messit nga pika e bardhë, Mbappe kërkon t’i godasë ai 11-metërshat

Kylian Mbappe kërkon më shumë përgjegjësi dhe pas gabimeve të fundit të shokëve të skuadrës nga pika e bardhë, teksa së fundmi mësohet se i ka bërë kërkesë skuadrës.

Messi gaboi nga 11-metrat kundër Real Madridit, ndërsa Neymar nuk arriti të shënojë kundër Nantes. Në 10 penallti të fituara, parisienët kanë realizuar vetëm 7, një nga përqindjet më të ulëta në Europë.

“L’Equipe” shkruan se për këtë arsye, Mbappe kërkon që të jetë ai lojtari që do të gjuajë penalltitë e skuadrës deri në fund të sezonit. Nga fillimi i kampionat, kur kanë munguar Messi dhe Neymar, sulmuesi francez ka shënuar në të tre rastet kur ka goditur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?