Gabimi i rëndë i Realit, ngatërron vëllain e Diogo Jota-s me ish-lojtarin e Realit

Real Madrid është futur në qendër të kritikave pas një gafe të rëndë që u bë menjëherë virale në mbarë botën. Klubi madrilen u detyrua të kërkojë falje pasi ngatërroi identitetin e një futbollisti gjatë një homazhi zyrtar për dy lojtarët portugezë të ndarë nga jeta, Diogo Jota dhe vëllain e tij André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor në vitin 2025.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve, Real Madrid prezantoi një video përkujtimore për yjet e futbollit që kishin ndërruar jetë këtë vit. Megjithatë, në imazhin e dedikuar André Silvës, pas Diogo Jotës u shfaq një tjetër futbollist: André Miguel Valente da Silva, sulmuesi i njohur që ka luajtur në Serie A me Milanin dhe aktualisht është pjesë e Elche. Pra, klubi e ngatërroi me një lojtar të gjallë dhe të njohur, duke shkaktuar një situatë tejet të sikletshme.

Pas reagimeve të shumta, Real Madrid hoqi foton dhe publikoi një deklaratë zyrtare ku kërkonte falje ndaj Elche dhe Andre Miguel da Silvës, duke shprehur keqardhjen për ngatërrimin e rëndë: “Real Madrid CF i kërkon ndjesë Elche CF dhe lojtarit të tij André da Silva për përfshirjen gabimisht të imazhit të tij në një video në vend të atij të André Silva, vëllait të Diogo Jotës. Na vjen keq për këtë gabim.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka marrë jehonë edhe në Itali, pasi André Silva, ai i vërteti, ish-lojtari i Milanit, është një figurë e njohur për tifozët. Sulmuesi i lindur në vitin 1995 ka luajtur më parë për Porto, Milan, Eintracht Frankfurt, Leipzig, Ëerder dhe sot luan me Elche. Popullariteti i tij nuk mjaftoi për ta shpëtuar nga një ngatërresë që nuk i takon një klubi të përmasave të Real Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diogo Jota dhe vëllai i tij

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?