Gaboi rëndë në Europa League, tifozët e Lazios mbrojnë Strakoshën me një banderolë gjigante
Thomas Strakosha u bë protagonist negativ në Europa League në mesjavë me Lazion me një gafë qesharake. Kritikat dhe tallet ishin të mëdha ndaj portierit shqiptar, por nuk mendojnë kështu tifozët bardhekaltër.
Fansat e zjarrtë të kësaj skuadre e pritën Strakoshën ndaj Cagliarit me një banderolë gjigante të cilën e shpalosën para ndeshjes.
“Mos u shqetëso prej tyre, ti mendo vetëm të presësh. Forca Strakosha”, shkruajnë ultrasit e Lazios. Një gjest fantastik që ka bërë xhiron në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jone/