Gabriel Jesus dhuron 3 ton ushqime për familjet e varfra në Brazil

Koronavirusi ka izoluar me miliona njerëz në të gjithë botë, Pezullimi i aktiviteteve ekonomike ka sjellë shumë papunësi, teksa janë jo të pakta familjet që vuajnë në këto ditë karantine.

Gabriel Jesus ka bërë një gjest fantastik për vendlindjen e tij. Sulmuesi i Manchester Cityt ka dhuruar 3 ton ushqime për lagjet e varfra të Brazilit. Gjest shumë i bukur ky i 23-vjeçarit, i cili duket se nuk e harron kurrë se nga ku ka ardhur.

Gabriel Jesus nuk e ka fshehur asnjëherë që dikur ka qenë shumë i varfër dhe bënte punë të rëndomta për të mbijetuar, ndërsa tashmë mundohet t’u japë një dorë familjeve në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?