Gabriel Jesus i vetëofrohet Realit dhe Atletico Madridit

Mund të jetë në Spanjë e ardhmja e Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian ka kontratë me City-in deri në vitin 2023, por afrimi i Haaland, ka afruar dhe më shumë largimin e tij. Juventus prej javësh po monitoron situatën e tij, por mesa duket dëshira e lojtarit është që të luajë në një tjetër kampionat.

Sipas asaj që raporton Cadena SER, agjenti i tij i ka propozuar lojtarin Realit dhe Atletico Madridit. Me dëshirën për të fituar 5 milionë euro neto në sezon, Los Colchoneros e kanë refuzuar menjëherë, ndërkohë që Los Blancos kanë kërkuar kohë duke parë dhe se si do të shkojë merkato e verës.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat, por Gabriel Jesus do të ketë një verë të nxehtë në merkato për të gjetur një destinacion të ri. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP