Gabriele Gravina: Shqipëria është rritur shumë, Italinë e pret një përballje e fortë në Evropian

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ishte i pranishëm në ekspozitën e famshme mbi jetën dhe karrierën e ish-sulmuesit të madh italian, Paolo Rosi. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se Shqipëria e ka rritur shumë nivelin dhe se Italia e tij nuk do ta ketë të lehtë në Europian.

Si ndiheni kur shikoni që afeksioni për Italinë dhe futbollin italian është kaq i madh në Shqipëri?

“Jemi dy vende të ngjashëm, Italia dhe Shqipëria ndajmë shumë aspekte kulturore. Shumë shqiptarë jetojnë te ne, jo vetëm në botën e punës, por edhe në botën e sportit kemi shumë ngjashmëri. Jemi dy popuj që respektohen dhe që duhen, dhe që gjithsesi gjithmonë kanë gjetur mënyrën si të rrinë bashkë dhe kjo është shumë pozitive”…

Swiss Digital Desktop Reklama

Paolo Rosi në historinë e tij ishte dhe shembulli që edhe përallat mund të bëhen realitet, si do ta konsideronit nëse do të bëhej realitet përralla e Shqipërisë që mund Italinë në europian…

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo jo, kjo është një përrallë që nuk na pëlqen ne italianëve, përralla e Paolo Rosit ishte për ne një hero, pa kohë i jashtëzakonshëm. Duhet të them futbollistikisht e kam parë Shqipërinë disa herë siç e dini jemi përballur disa herë, në vitet e fundit është rritur shumë, por është rritur shumë niveli i futbollit botëror, do të thotë që nuk ka më “hirushe” në botën e futbollit.

Kjo i bën kompeticionet shumë më të ekuilibruara dhe ne e dimë që Shiqpëria ka një skuadër të madhe dhe besoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për të dyja skuadrat, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Italinë”, deklaroi Gravina.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?