Gafa e Berishës i hap rrugën disfatës së Atalantës ndaj Torinos (VIDEO)

Atalanta ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampiontin italian. Skuadra bergamaske është mundur 2-0 nga Torino, teksa në fushën e lojës ishin edhe dy futbollistët e kombëtares sonë, Berisha dhe Gjimshiti.

Portieri shqiptar ka bërë një gabim 3 minuta nga fundi i pjesës së parë, duke grushtuar në mënyrë të gabuar topin që shkoi në këmbët e Izzos dhe më pas ky i fundit nuk gaboi.

Në fillimin e pjesës së dytë Torino shënoi dhe golin e dytë me Falque, teksa në këtë rast, jo pak faj kishte edhe Gjimshiti, i cili së bashku me Masiellon ishin krejtësisht të pavendosur.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP